Trump zbulon planin për një kompleks ushtarak “të madh” në Shtëpinë e Bardhë

Trump zbulon planin për një kompleks ushtarak “të madh” në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zbuluar planet për ndërtimin e një kompleksi të madh ushtarak nën sallën e re të ballove që pritet të ndërtohet në Shtëpinë e Bardhë. Deklarata u bë të dielën, teksa Trump ndodhej në bordin e Air Force One, ku u prezantoi gazetarëve edhe imazhe nga projekti. Ai vlerësoi veçoritë e sigurisë së ndërtesës, duke theksuar se ajo do të pajiset me xhama antiplumb dhe një çati rezistente ndaj sulmeve me dronë. Sipas tij, kompleksi ushtarak tashmë është në ndërtim e sipër dhe ekzistenca e tij u bë publike pas një padie gjyqësore, të cilën presidenti e cilësoi si “të pakuptimtë”. Trump shtoi se salla e ballove do të shërbejë si një mbulesë mbrojtëse për strukturën poshtë saj, duke ofruar mbrojtje...