Trump: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se vrasjet në Iran po ndalen dhe se nuk ka plane për ekzekutime, njoftoi Donald Trump. Këto deklarata Trump i ka bërë gjatë një ceremonie nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë. “Jemi njoftuar por do ta zbulojmë se çfarë do të thotë e gjithë kjo, pasi na është thënë se vrasjet në Iran janë ndalur, dhe nuk ka asnjë plan për ekzekutime. Më është thënë kjo nga autoritetet e duhura. Shumë njerëz flisnin, gjatë dy ditëve të fundit, se sot do të ishte dita e ekzekutimit”, tha Trump.
Burimi:
opinion.al