Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të shkatërrojnë Amerikën

Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të shkatërrojnë Amerikën

Presidenti amerikan Donald Trump ka shfrytëzuar festat e Krishtlindjes për të përcjellë një mesazh urimi, i cili u shoqërua edhe me kritika të forta ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump uroi qytetarët amerikanë për Krishtlindje, por nuk kurseu sulmet ndaj asaj që ai e quan “e majta radikale”, të cilën e akuzoi për përpjekje për të dëmtuar vendin. Sipas tij, këto përpjekje kanë dështuar. Në reagimin e tij, Trump theksoi se SHBA nuk përballet më me probleme si kufijtë e hapur apo zbatimi i dobët i ligjit, ndërsa vuri në dukje arritje ekonomike si tregjet rekord të aksioneve, uljen e krimit, mungesën e inflacionit dhe rritjen ekonomike mbi pritshmëritë. Ai shtoi se tarifat kanë sjellë përfitime të...