Trump, urdhër ushtrisë amerikane: Pesë ditë armëpushim. Po flasim me iranianët!
Tregjet globale të energjisë kanë pësuar një rënie të menjëhershme këtë të hënë, pas sinjaleve të qarta për uljen e tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit. Ndërsa Omani po punon në prapaskenë për të garantuar lëvizjen e lirë në Ngushticën e Hormuzit, deklarata e Presidentit Donald Trump për një “zgjidhje totale” ka bërë që çmimet e naftës të bien me mbi 7%. Omani: Irani nuk duhet fajësuar për luftën Sulltanati i Omanit, i njohur historikisht si “ura diplomatike” mes Uashingtonit dhe Teheranit, ka konfirmuar angazhimin e tij për të siguruar tranzitin në Ngushticën e Hormuzit. Ministri i Jashtëm, Bad Albusaidi, doli me një qëndrim mbrojtës ndaj Iranit, duke theksuar se problemet ekonomike po rriten për shkak të një lufte që nuk është shkaktuar prej tyre. Tregjet marrin frymë,...
Burimi:
javanews.al