Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”
Koreja e Jugut do ta “vlerësojë me kujdes” kërkesën e Presidentit Donald Trump për të “dërguar anije luftarake” në Ngushticën e Hormuzit për të “siguruar që ajo të mbetet e hapur”. Kështu deklaroi një zyrtar presidencial, i cituar nga agjencia e lajmeve Yonhap, duke shtuar se Seuli është “në komunikim të ngushtë” me Uashingtonin për këtë çështje. “Siguria e korridoreve ndërkombëtare detare dhe liria e lundrimit janë në interes të të gjitha vendeve dhe mbrohen nga e drejta ndërkombëtare”, deklaroi zyrtari korean.
Burimi:
javanews.al