Trump: Teheranit do t’i duhen 10 vjet për t’u rindërtuar

Trump: Teheranit do t’i duhen 10 vjet për t’u rindërtuar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vlerësuar se Iranit do t’i duhen deri në 10 vjet për të rindërtuar vendin pas një ofensive ushtarake tre-javore SHBA-Izrael. “Mendoj se mund të largohem tani dhe do të duheshin 10 vjet për ta rindërtuar. Por nuk mendoj se kjo është një situatë e pranueshme. Nëse qëndrojmë më gjatë, ata nuk do ta rindërtojnë kurrë”, tha Trump gjatë një interviste.Lexo edhe :Related Posts Më herët, Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë “përfundimisht” në qeverinë e Republikës Islamike, por sqaroi se “kjo nuk është pika kryesore”. “Pika kryesore është se ata nuk mund të kenë një armë bërthamore”, theksoi Trump.