Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani është “duke biseduar seriozisht” me Shtetet e Bashkuara pas kërcënimeve të tij për veprime ushtarake dhe rritjes së prezencës së pajisjeve ushtarake amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme. Teherani “po bisedon me ne dhe do ta shohim nëse mund të bëjmë diçka. Përndryshe, do të shohim se çfarë ndodh. Kemi një flotë të madhe të nisur atje”, ka thënë Trump për Fox News më 31 janar. “Ata po negociojnë”, shtoi ai. Më vonë, Trump u ka thënë gazetarëve se ata “po angazhohen me ne në bisedime serioze”. Ende nuk është bërë e qartë se nën çfarë rrethanash janë duke u zhvilluar ato bisedime. Trump ka thënë se administrata amerikane i ka informuar aleatët në rajon për...
Burimi:
vizionplus.tv