Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar vendosjen e tarifave doganore shtesë ndaj vendeve që vazhdojnë të tregtojnë me Iranin, përmes një urdhri ekzekutiv të nënshkruar të premten. Urdhri nuk përcakton një normë fikse tarife, por përmend si shembull një tarifë prej 25%, e cila do të aplikohej për mallrat e importuara në Shtetet e Bashkuara nga çdo vend që “blen, importon ose merr në çdo mënyrë mallra ose shërbime nga Irani, drejtpërdrejt ose tërthorazi”. Trump nuk e ka komentuar drejtpërdrejt urdhrin, por gjatë një deklarate nga Air Force One theksoi se Irani nuk do të ketë “armë bërthamore”. Ky zhvillim vjen në një moment kur SHBA-të dheIrani po zhvillojnë bisedime në Oman, pas disa javësh tensionesh dhe kërcënimesh nga të dyja palët. Më herët,...