Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet
Presidenti i amerikan Donald Trump do të përpiqet të gjejë një ekuilibër delikat midis diplomacisë dhe presionit ushtarak, ndërsa do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Në fokus të diskutimeve janë bisedimet me Iranin dhe nëse SHBA-të, me këmbënguljen e izraelitëve, do t’i zgjerojnë bisedimet, për të përfshirë jo vetëm kufizimin e programit bërthamor të Iranit, por edhe programin e tij të raketave balistike dhe mbështetjen e tij për ndërmjetësit rajonalë. Më herët Netanjahu ka takuar të dërguarit e SHBA-së në Lindjen e Mesme, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, në Blair House. Po ashtu ai pritet të zhvillojë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio. Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, pati një telefonatë...
Burimi:
javanews.al