Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja

Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se nuk i pëlqeu këmbëngulja e gazetares së CNN-së, Caitlin Collins, për ta pyetur në lidhje me çështjen Jeffrey Epstein. Debati, i cili përfundoi me Trumpin që e quajti gazetaren ‘më të keqen’ filloi kur Collins vuri re se presidenti po përpiqej t’i paraqiste zbulimet e fundit si dënuese vetëm për demokratët, ndërsa dokumentet e publikuara tregojnë se Epstein ka lidhje të ngushta me dy aleatët e tij, Elon Musk dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick. Trump: “Jam i sigurt që është në rregull, përndryshe do të kishte tituj të mëdhenj”, ndërsa Collins iu përgjigj: “Shumë gra që janë viktima të Epstein janë të pakënaqura” me mënyrën se si Departamenti Amerikan i Drejtësisë i përpunoi dokumentet. “Mendoj se është vërtet koha që vendi të...