Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër aleatët e NATO, duke i akuzuar për refuzimin për t’u përfshirë në operacionin ushtarak kundër Iranit. Në një reagim publik, Trump deklaroi se, pavarësisht dakordësisë së vendeve anëtare se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore, shumica e tyre nuk pranuan të marrin pjesë në ndërhyrje. Ai theksoi se kjo qasje nuk e surprizon, duke e cilësuar NATO-n si një marrëdhënie të njëanshme, ku Shtetet e Bashkuara mbajnë barrën kryesore të mbrojtjes. Presidenti amerikan shtoi se forcat amerikane kanë shkaktuar dëme të mëdha ndaj ushtrisë iraniane, duke pretenduar se janë shkatërruar kapacitetet detare, ajrore dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit, si dhe pjesë e rëndësishme e lidershipit. “Për shkak të suksesit të madh ushtarak që kemi arritur,...
Burimi:
javanews.al