Trump: Sulmi ushtarak mbi Iranin nuk përjashtohet
Lajmet se një grup aeroplanmbajtësish amerikanë mbërriti në Lindjen e Mesme kanë mbjellë frikë në radhët e qeveritarëve iranianë, të paktën këtë nënkupton pohimi i fundit i presidentit amerikan Donald Trump. Trump tha për Axios se situata me Iranin “po ndryshon”, duke përmendur praninë e një grupi sulmues të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln, tashmë i dislokuar në rajon. Shefi i Shtëpisë u shpreh se ka bindjen që Teherani dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe ka kërkuar tashmë të vendosë kontakte diplomatike. “Ata duan të arrijnë një marrëveshje. Na kanë thirrur në disa raste. Ata duan të flasin”, citohet të ketë thënë Trump. Tensionet me Iranin janë rritur ndjeshëm mes spekulimeve për një ndërhyrje të mundshme ushtarake, pas shtypjes së ashpër të protestave në...
Burimi:
ntv.al