Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kërkesa për ndihmë ndaj aleatëve në Ngushticën e Hormuz ishte bërë jo për nevojë reale, por për të testuar reagimin e tyre. “U kërkuam ndihmë jo sepse kemi nevojë, por sepse dua të shoh si reagojnë,” tha Trump gjatë një konference për shtyp. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të fuqishme në botë dhe shpesh janë ato që mbrojnë vendet e tjera. Trump kritikoi gjithashtu NATO, duke thënë se SHBA ka mbrojtur aleatët për vite, por kur Amerika ka nevojë, sipas tij, reagimi nuk është i njëjtë. Presidenti amerikan njoftoi se sekretari i shtetit Marco Rubio do të bëjë së shpejti një njoftim për vendet që mund të mbështesin operacionet amerikane në rajon.
Burimi:
javanews.al