Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se vizita e tij e planifikuar në Pekin në fund të marsit mund të shtyhet për shkak të luftës kundër Iranit. Trump tha se është e domosdoshme të qëndrojë në vend për të drejtuar operacionin ushtarak “Epic Fury”. “Ne kemi një luftë që po zhvillohet. Mendoj se është e rëndësishme të jem këtu.”, janë fjalët e tij, sipas NYT. Trump kishte thënë të dielën se mund të mos e bënte udhëtimin nëse Pekini nuk do të kontribuonte me anije luftarake për të ndihmuar në shoqërimin e anijeve tregtare brenda dhe jashtë Gjirit Persik përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë jetike e naftës që Irani e ka bllokuar kryesisht. Megjithatë, Irani shet naftë në Kinë dhe po lejon anijet...