Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar një mesazh për Krishtlindje në Truth Social, ku ka ndërthurur urimet festive me sulme politike ndaj kundërshtarëve të tij. Në postimin e tij, Trump uroi “Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë”, përfshirë edhe atë që e cilësoi si “e majta radikale”, të cilën e akuzoi se po përpiqet të shkatërrojë vendin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë renditi një sërë arritjesh që, sipas tij, janë rezultat i politikave të administratës së tij. Trump përmendi rritjen ekonomike prej 4.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, uljen e krimit, mungesën e inflacionit dhe forcimin e sigurisë kombëtare. “Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale që po bën gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë,...