Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shfuqizuar një nga vendimet më të rëndësishme mjedisore të miratuara gjatë administratës së ish-presidentit Barack Obama, duke hapur rrugën për zbutjen e rregullave federale mbi emetimet e gazeve serrë. Bëhet fjalë për “gjetjen e rrezikshmërisë” të vitit 2009, përmes së cilës Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) konkludonte se gjashtë gazra kryesorë serrë, përfshirë dioksidin e karbonit dhe metanin, përbëjnë rrezik për shëndetin publik. Ky vendim ka shërbyer si bazë ligjore për rregullimin e emetimeve në sektorë kyç si automjetet, centralet elektrike, industria e naftës dhe gazit, si dhe aviacioni. Shtëpia e Bardhë e cilësoi këtë hap si “çrregullimin më të madh në historinë amerikane”, duke argumentuar se masa do të ulë kostot për prodhuesit e automjeteve me rreth...
Burimi:
javanews.al