Trump: SHBA kanë armë për një luftë të përhershme, gati për fitore të mëdha

Trump: SHBA kanë armë për një luftë të përhershme, gati për fitore të mëdha

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar në rrjetin social “Truth” potencialin ushtarak të SHBA-ve, lidhur me municionet e “nivelit të mesëm dhe mesatar të lartë”, duke u shprehur se do të mjaftonte ky arsenal ushtarak për “një luftë të përhershme”. “Kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura dhe të gatshme për FITORE TË MËDHA”, shkruan Trump, në postimin e publikuar pak para mesnatës në Uashington DC (sipas orës lokale). Shefi i Shtëpisë së Bardhë vijon deklaratën duke akuzuar paraardhësin Joe Biden se i ka dhënë Ukrainës “kaq shumë nga armët amerikane të nivelit më të lartë”. Në mbyllje të mandatit 4-vjeçar, Biden lejoi Ukrainën të përdorte raketat me rreze të gjatë ATACMS, të cilat mund të godasin...