Trump: SHBA do ta marrë Greenland! Presidenti amerikan: Nuk do ta lejojmë Rusinë dhe Kinën ta zotërojnë atë
Presidenti amerikan ka shtuar kërcënimet për përvetësimin e territorit të Groenlandës në takimin që mbajti në Shtëpinë e Bardhë me drejtuesit e naftës dhe gazit. Trump nuk përjashtoi asnjë mënyrë se si do ta bëjë të mundur një gjë të tillë. “Nëse ne nuk e bëjmë, Rusia ose Kina do ta marrin Groenlandën. Dhe ne nuk do ta kemi Rusinë ose Kinën si fqinj. Pra, ne do të bëjmë diçka me Groenlandën, ose në mënyrën e mirë ose në mënyrën më të vështirë.” Komentet e fundit të Trump vijnë mes tensioneve në rritje mes SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s, përfshirë Danimarkën, për shkak të përpjekjeve të përsëritura për të marrë kontrollin e territorit autonom të Arktikut. Qëndrimi i Trump është hedhur poshtë me...
Burimi:
vizionplus.tv