Trump: Sanksionet ndaj naftës ruse do të rikthehen sapo të mbarojë kriza
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se pezullimi i përkohshëm i disa sanksioneve ndaj naftës ruse është bërë për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me naftë në tregun global, në një kohë kur çmimet e naftës bruto janë në rritje. Në një intervistë telefonike për NBC, Trump u shpreh se vendimi ka për qëllim stabilizimin e tregut energjetik. “Dua që të ketë naftë për botën. Dua që të ketë naftë,” tha ai. Sipas tij, sanksionet e vendosura në vitin 2022 ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska do të rikthehen sapo të përfundojë kriza aktuale. I pyetur për kritikat e disa udhëheqësve ndërkombëtarë ndaj këtij vendimi, Trump nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “Jam i befasuar që Zelensky nuk...
Burimi:
ntv.al