Trump rrit tarifat për të gjitha importet në mbarë botën në 15%

Trump rrit tarifat për të gjitha importet në mbarë botën në 15%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën vendimin e tij për të rritur tarifën që kishte vendosur më parë për importet nga e gjithë bota nga 10% në 15%, ndërsa vazhdon të kundërshtojë një vendim të Gjykatës Supreme që rrëzoi taksat e tij të mëparshme të importit Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan sqaroi se vendimi për rritjen e tarifës prej 15% erdhi pas “shumë muajsh reflektimi”. Tarifat do të hyjnë në fuqi të martën , më 24 shkurt dhe mund të qëndrojnë në fuqi vetëm për rreth pesë muaj përpara se administrata të kërkojë miratimin e Kongresit. Sipas tij, tarifa globale prej 10% ndaj vendeve që, siç u shpreh, “kanë përfituar nga Shtetet e Bashkuara për dekada”, do të rritet...