Trump rrit presionin ndaj Teheranit/ Merz: Regjimi iranian i ka ditët e numëruara

Trump rrit presionin ndaj Teheranit/ Merz: Regjimi iranian i ka ditët e numëruara

Kancelari Federal gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se regjimi iranian nuk ka më legjitimitet për të qeverisur, duke theksuar se ai mbahet në pushtet vetëm përmes dhunës dhe terrorit ndaj popullsisë së vet. “Një regjim që mund të mbijetojë vetëm përmes forcës brutale dhe terrorit i ka ditët e numëruara,” u shpreh Merz, duke shtuar se, edhe nëse rënia e tij mund të zgjasë disa javë, humbja e legjitimitetit është e qartë. Ai përmendi dhjetëra mijëra viktima gjatë protestave të fundit antiqeveritare si dëshmi se regjimi i mullahëve sundon përmes frikës dhe represionit. Në të njëjtën kohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur presionin ndaj Teheranit, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse Irani nuk bashkëpunon. “Nëse Irani nuk ulet në tryezën e negociatave, sulmi i ardhshëm do...