Trump publikon video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë
Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij Michelle, paraqiten me figurën e majmunëve në një video me përmbajtje konspirative që lidhet me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Videoja u publikua mbrëmjen e së enjtes nga Donald Trump në platformën e tij Truth Social. Materiali, me kohëzgjatje pak më shumë se një minutë, paraqet pretendime për manipulime gjatë zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat Trump vijon t’i konsiderojë të vjedhura, duke këmbëngulur se ai ishte fituesi i tyre. Në fund të videos, për rreth dy sekonda, shfaqet një montazh ku fytyrat e buzëqeshura të Barack dhe Michelle Obama janë vendosur mbi trupa majmunësh, me sfond një xhungël. Videoja ka ngjallur reagime dhe kritika për përmbajtjen dhe mesazhin e saj. Trump posts new video that...
Burimi:
vizionplus.tv