Trump presion Evropës për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit

Trump presion Evropës për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa e presidentit amerikan Donald Trump që aleatët evropianë të ndihmojnë në sigurimin e kalimit të cisternave të naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin e së hënës (16.03.2026) të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel. Disa shtete anëtare bënë të ditur se nuk duan që NATO të përfshihet në mbrojtjen e ngushticës, e cila u mbyll nga Irani për shumicën e trafikut në përgjigje të fushatës së bombardimeve nga SHBA-ja dhe Izraeli. Evropianët nuk janë të gatshëm të dërgojnë trupa për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, “sepse kjo do t’i shtonte ata në listën e objektivave të mundshëm” për Iranin, tha për DW Charles Hecker, bashkëpunëtor i Institutit Mbretëror për Shërbime të Bashkuara (RUSI)....