Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit po i vjen fundi
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të martën se operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit kanë qenë shumë të suksesshme dhe sugjeroi se lufta po i afrohet përfundimit, transmeton Anadolu. “Po ecim shkëlqyeshëm”, i tha Trump rrjetit televiziv NBC News. “Dhe po i vjen fundi”, shtoi ai. Trump tha më herët gjatë ditës se operacioni ushtarak, tashmë në javën e pestë, është përpara afatit të planifikuar, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë dy javë përpara afatit prej katër deri në gjashtë javësh që ishte parashikuar fillimisht. Presidenti amerikan deklaroi se forcat e tij kanë “shkatërruar rëndë” ushtrinë iraniane që nga fillimi i luftimeve. Ai i përshkroi zyrtarët aktualë iranianë si “shumë më të arsyeshëm” dhe më pak “të radikalizuar” sesa ata që më...
Burimi:
opinion.al