Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të pezullojë 129 milionë dollarë fonde federale për Minnesota-n, duke pretenduar se në shtet ka ndodhur një skandal mashtrimi i gjerë. Vendimi u bë publik nga sekretarja e Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA), Brooke Rollins, e cila shpërndau një letër drejtuar guvernatorit Tim Walz dhe kryebashkiakut të Minneapolis, Jacob Frey. Rollins akuzoi autoritetet lokale se nuk kanë marrë masa për të ndalur mashtrimet e kryera nga organizata jo-fitimprurëse dhe biznese, duke paralajmëruar se çdo pagesë e ardhshme federale për shtetin do të kërkojë justifikim të plotë. “Administrata Trump refuzon të lejojë që ky mashtrim të vazhdojë,” shkroi ajo, citon The Guardian. Reagimet në Minnesota kanë qenë të ashpra. Zëdhënësi i qytetit të Minneapolis, Brian Feintech, tha se ndërprerja e...