Trump përplaset me gazetaren për çështjen Epstein: Je më e keqja, nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh (VIDEO)

Trump përplaset me gazetaren për çështjen Epstein: Je më e keqja, nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh (VIDEO)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shfaqi hapur irritimin e tij ndaj gazetares së CNN, Kaitlan Collins, për këmbënguljen e saj që ta pyeste mbi çështjen Jeffrey Epstein. Përplasja verbale u zhvillua gjatë një deklarate në Zyrën Ovale dhe përfundoi me komente personale nga Trump, i cili e quajti gazetaren “më të keqen” dhe tha se “nuk e ka parë kurrë të buzëqeshë”. Debati nisi kur Collins vuri në dukje se Trump po përpiqej t’i paraqiste zbulimet e fundit nga dosjet Epstein si të dëmshme vetëm për demokratët, ndërkohë që dokumentet e publikuara tregojnë lidhje të Epstein me dy aleatë të tij, Elon Musk dhe sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick. Trump u përgjigj shkurt se, sipas tij, gjithçka ishte në rregull, përndryshe do të kishte pasur...