Trump për Iranin: Ata janë të dëshpëruar për të arritur një marrëveshje
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se udhëheqësit e përkohshëm të Iranit tani janë të gatshëm të nisin bisedimet për një armëpushim, por shtoi se Teherani duhej të kishte pranuar një marrëveshje më shpejt. Në një intervistë për gazetën britanike The Telegraph, Trump zbuloi se operacionet ushtarake ishin planifikuar të zgjasnin katër javë ose më pak, me kusht që Irani të ishte i gatshëm për negociata mbi një marrëveshje të re bërthamore. “Ne gjithmonë vlerësonim katër javë,” -tha Trump. “Ne gjithashtu vlerësonim dy deri në tre javë për të neutralizuar disa nga udhëheqësit, por e bëmë të gjithën brenda një dite. Ishte shumë përpara afatit. Ata janë të dëshpëruar për të bërë një marrëveshje. Thashë se duhet ta kishin bërë një javë më parë.” Ai gjithashtu...
Burimi:
ntv.al