Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë
Donald Trump foli për gjithçka dhe për të gjithë gjatë fjalimit të tij në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes në Uashington, duke nisur nga ushtria amerikane e deri te mënyra se si, sipas tij, mund të pritet edhe vetë në Parajsë. “Kemi kaq shumë njerëz që duan të futen në ushtri”, tha ai, duke lavdëruar forcat e armatosura: “Kemi një ushtri ku të gjithë duken si Tom Cruise, por janë më të gjatë”. Presidenti amerikan foli gjerësisht edhe për politikën e tij të emigracionit, e cila sipas tij, ka çuar deri tani në largimin e mijëra emigrantëve të parregullt nga Shtetet e Bashkuara. Ai u shfaq edhe i ashpër ndaj kritikëve që e akuzojnë se është diktator: “Unë nuk jam diktator, ata janë. Ata janë si Gestapo, arrestojnë njerëz...
Burimi:
vizionplus.tv