Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar me tone të prera pas lajmeve për rrëzimin e dy avionëve luftarakë amerikanë (një F-15E dhe një A-10) në rajonin e Gjirit Persik. Në një intervistë telefonike për NBC News, kreu i Shtëpisë së Bardhë minimizoi ndikimin e këtyre incidenteve në diplomaci, duke konfirmuar gjendjen faktike të konfliktit. I pyetur nëse humbja e mjeteve fluturuese dhe rrezikimi i ekuipazhit do të ndryshonte kursin e negociatave me Teheranin, Trump u përgjigj shkurt: “Jo, aspak. Jo, është luftë. Jemi në luftë”. Presidenti refuzoi të jepte detaje rreth misionit delikat të kërkim-shpëtimit që po zhvillohet në territorin iranian, duke ruajtur konfidencialitetin operacional të forcave speciale. Gjatë ditës së premte, Trump ka qenë mjaft aktiv në platformën e tij Truth Social,...
Burimi:
javanews.al