Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani nuk arrin marrëveshje me SHBA do ndodhin gjëra të këqija
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se “gjëra të këqija” do të ndodhin nëse Irani nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. “Tani për tani po flasim me ta, po flasim me Iranin dhe nëse mund të gjejmë një zgjidhje, kjo do të ishte shumë mirë. Dhe nëse nuk mundemi, ndoshta do të ndodhin gjëra të këqija”, tha Trump. Mes tensionet në rritje, kreu i Shtëpisë së Bardhë refuzoi të diskutonte ndonjë veprim të mundshëm ushtarak kundër Iranit, por përsëriti se “forca e jashtëzakonshme”, përfshirë një aeroplanmbajtëse që ai ka dërguar në Lindjen e Mesme, do të mbërrijë së shpejti në rajon. Irani konfirmoi një ditë më parë se po përgatitej për bisedime me Uashingtonin, veçanërisht mbi programin e energjisë bërthamore të vendit, pas javësh...
Burimi:
vizionplus.tv