Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!
Presidenti amerikan, Donald Trump, e konsideron “shumë të rrezikshme” që Britania e Madhe të bëjë biznes me Kinën, ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer mbërriti në Shangai në ditën e tretë të vizitës së tij në vend. Komentet e Trump erdhën prej marrëveshjeve midis Britanisë dhe Kinës për rritjen e tregtisë dhe investimeve, pas takimit të Starmer me presidentin kinez Xi Jinping. Trump tha se Xi është një “mik i tij” dhe se e njeh shumë mirë presidentin kinez. Zyra e Kryeministrit në Londër u përgjigj se Washingtoni ishte i informuar paraprakisht për vizitën dhe objektivat e saj. Trump nuk komentoi më tej për marrëdhëniet britaniko-kineze dhe më pas paralajmëroi edhe Kanadanë për të njëjtën çështje, duke thënë se për Kanadanë është “edhe më e rrezikshme”....
Burimi:
javanews.al