Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur “shumë i kënaqur” me ecurinë e operacionit ushtarak amerikan në Iran, duke theksuar se gjithçka ka qenë e planifikuar me kujdes. Në disa intervista për media amerikane si Fox News, CNN dhe New York Post, ai deklaroi se sulmet kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Sipas Trump, gjatë operacionit janë eliminuar 49 liderë të lartë iranianë, të cilët, sipas tij, po zhvillonin një takim në mëngjes kur ndodhi sulmi. Ai u shpreh se udhëheqësit iranianë “nuk mendonin se SHBA do të sulmonte në mëngjes”, pasi zakonisht, sipas tij, faktorë si era dhe drita e diellit, e bëjnë një sulm të tillë më pak të zakonshëm në atë orar. Presidenti amerikan theksoi se inteligjenca amerikane kishte informacion...