Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi sot Kubën se duhet të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, përndryshe vendi ishullor nuk do të marrë më naftë apo mbështetje financiare nga Venezuela. “Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë në Kubë, zero! e këshilloj fuqimisht që të bëjnë një marrëveshje, para se të jetë shumë vonë,” shkroi trump në platformën e tij të rrjeteve sociale, truth social. Sipas presidentit amerikan, Kuba ka mbijetuar për disa vite falë sasive të mëdha të naftës dhe parave që vinin nga Venezuela. Ai theksoi se Venezuela është furnizuesi kryesor i naftës për Kubën, por pas arrestimit të Nicolás Maduro nga forcat amerikane, Trump ushtroi presion ndaj presidentes së përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez, që nafta venezuelane të dërgohej drejt Shteteve...