Trump paralajmëron: Khamenei duhet të shqetësohet seriozisht

Trump paralajmëron: Khamenei duhet të shqetësohet seriozisht

Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, “ tani duhet të shqetësohet shumë”, deklaroi Donald Trump, i cili vijon të mbajë të lartë tensionin mes SHBA dhe Teheranit. Duke folur për rrjetin NBC, presidenti amerikan iu referua pasojave të sulmeve ndaj objekteve iraniane, si edhe pyetjes nëse Teherani po përpiqet të rifillojë programin e tij bërthamor. Ndërkohë, ushtria iraniane ndodhet në gjendje alarmi të shtuar, ndërsa edhe forcat izraelite janë në gatishmëri për çdo skenar të mundshëm. Më herët gjatë ditës së sotme, të mërkurën, u bë e ditur se kanë dështuar bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat pritej të zhvilloheshin në Oman. Shtetet e Bashkuara sqaruan të mërkurën se nuk kanë ndërmend të pranojnë kërkesat e Teheranit për ndryshimin e vendit...