Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërcënuar Iranin me një përshkallëzim të fortë, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të “shkatërrojnë masivisht” fushën e madhe të gazit South Pars në rast se Teherani sulmon sërish Katarin. Në një postim të gjatë në Truth Social, Trump reagoi ndaj sulmit të Izraelit ndaj kësaj fushe gazi në Iran, i ndodhur të mërkurën në mbrëmje. Si kundërpërgjigje, Irani goditi zonën industriale Ras Laffan në Katar, ku ndodhet edhe impianti më i madh në botë për përpunimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG). Trump theksoi se SHBA “nuk kishte asnjë dijeni” për sulmin izraelit dhe se Katari nuk kishte asnjë lidhje me të. “Izraeli reagoi me forcë për shkak të zemërimit për atë që po ndodh në Lindjen...