Trump paralajmëron Iranin: Nëse bllokon rrjedhën e naftës në Hormuz, do ta godasim 20 herë më fort

Trump paralajmëron Iranin: Nëse bllokon rrjedhën e naftës në Hormuz, do ta godasim 20 herë më fort

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se çdo përpjekje për të ndërprerë rrjedhën e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit do të përballet me një reagim të fuqishëm ushtarak nga SHBA. Në një postim në Truth Social, Trump theksoi se Uashingtoni do të reagojë menjëherë nëse Teherani tenton të pengojë kalimin e ngarkesave të naftës në këtë rrugë detare strategjike. “Nëse Irani bën ndonjë veprim që ndalon rrjedhën e naftës në Ngushticën e Hormuzit, do të goditet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 herë më fort se sa është goditur deri më tani”, deklaroi presidenti amerikan. Trump shtoi se SHBA ka kapacitetin për të goditur objektiva që, sipas tij, mund të shkatërrohen lehtësisht. Retorikë...