Trump paralajmëron Iranin: Lideri i ri suprem nuk do të qëndrojë gjatë pa miratimin tim
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se udhëheqësi i ardhshëm suprem i Iran nuk do të mund të qëndrojë gjatë në pushtet nëse nuk ka miratimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trump u shpreh se Washingtoni duhet të ketë një rol vendimtar për të siguruar stabilitet dhe për të parandaluar që Irani të zhvillojë armë bërthamore. “Duhet të marrë miratimin tonë. Nëse nuk e merr atë, nuk do të zgjasë shumë,” tha Trump. Ai shtoi se nuk dëshiron që situata me Iranin të përsëritet çdo disa vite. “Nuk dua që ta bëjmë këtë përsëri pas pesë vitesh, ose edhe më keq, t’i lejojmë të arrijnë armë bërthamore,” u shpreh presidenti amerikan.
Burimi:
vizionplus.tv