Trump paralajmëron Iranin kundër goditjeve hakmarrëse ndaj SHBA-ve dhe Izraelit: Do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo e ka paralajmëruar Iranin që të mos kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së dhe Izraelit. Duke shkruar në platformën e tij Truth Social, ai tha: “Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. MË MIRË TË MOS E BËJNË KËTË, MEGJITHATE, SEPSE NËSE E BËJNË, NE DO T’I GODASIM ME NJË FORCË QË NUK ËSHTË PARË KURRË MË PARË!” Deklarata e tij vjen pasi Trupat e Gardës Revolucionare Islamike paralajmëruan se do të sulmonin bazat amerikane dhe Izraelin në hakmarrje për vdekjen e Khameneit. “Operacioni ofensiv më shkatërrues në historinë e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit do të fillojë drejt territoreve të pushtuara dhe bazave terroriste amerikane brenda pak çastesh”, u...
Burimi:
vizionplus.tv