Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Trump paralajmëron Hamasin: Nëse ata nuk çarmatosen do të paguajnë ferrin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka paralajmëruar një tjetër sulm të madh kundër Iranit, nëse Teherani rifillon rindërtimin e programeve bërthamore. Pas takimit me kryeministrin Netanjahu në Mara lago në Florida, Presidenti amerikan paralajmëroi edhe Hamasin. “Nëse ata nuk çarmatosen siç ranë dakord të bënin, kanë rënë dakord për këtë, atëherë do të ketë ferr për të paguar për ta dhe ne nuk e duam këtë, nuk po e kërkojmë këtë. Por ata duhet të çarmatosen brenda një periudhe mjaft të shkurtër kohore”, tha Trump. I pyetur për tërheqjen e trupave izraelite nga rripi I Gazës, Trump tha se kjo çështje do të diskutohej gjatë bisedimeve në Florida. Vizita e Netanjahut në SHBA përpara mbylljes se vitit vjen si pjesë e...