Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka dhënë një përditësim mbi planet e administratës së Donald Trump për publikimin e dosjeve qeveritare që lidhen me jetën jashtëtokësore dhe objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO). Javën e kaluar, Trump deklaroi se do t’i jepte udhëzime Hegseth-it për të nisur identifikimin dhe deklasifikimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me UFO-t dhe mundësinë e ekzistencës së jetës aliene. Sipas një studimi të vitit 2021 nga Pew Research Center, 65% e amerikanëve besojnë se jeta inteligjente mund të ekzistojë në planetë të tjerë. Të hënën, Hegseth ndodhej në Kolorado në kuadër të turit “Arsenali i Lirisë” të Departamentit të Mbrojtjes, ku vizitoi dy kompani private të sektorit hapësinor. Në një intervistë të publikuar nga C-SPAN, ai u pyet nëse...
Burimi:
javanews.al