Trump nuk tërhiqet/ Kryeministri i Groenlandës: SHBA-të kërkojnë ishullin për siguri

Trump nuk tërhiqet/ Kryeministri i Groenlandës: SHBA-të kërkojnë ishullin për siguri

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka bërë të qartë se tani nuk është koha për të diskutuar pavarësinë e ishullit dhe për të rrezikuar të drejtën e tij për vetëvendosje. Deklarata e tij vjen ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar se SHBA-të kanë një nevojë “jetike” për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. Në një intervistë me shtypin lokal, disa orë para takimit të ministrave të jashtëm danezë dhe groenlandezë me senatorët J.D. Vance dhe Marco Rubio në Shtëpinë e Bardhë, Nielsen tha se “nuk ka ardhur koha për të folur për pavarësi. Kjo nuk është koha për të luajtur me të drejtën tonë për vetëvendosje, kur një vend tjetër thotë se do të na aneksojë”. Ai shtoi se Groenlanda mbetet pjesë e komunitetit...