Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran
Presidenti amerikan, Donald Trump nuk e përjashton dërgimin e trupave tokësore amerikane në Iran nëse do të ishte e nevojshme. Deklaratën, Trump e bëri për gazetën New York Post. “Nuk kam qejf në lidhje me ushtarët në terren, siç thotë çdo president, ‘nuk do të ketë ushtarë në terren’. Unë nuk e them këtë,” tha Trump. Ai përsëriti se lufta mund të jetë më e shkurtër se katër javët që kishte vlerësuar fillimisht se do të zgjasin. Trump tha se operacioni ishte “shumë përpara afatit për sa i përket udhëheqjes”. Më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi se SHBA nuk e filloi luftën kundër Iranit, por se do ta përfundojë atë. Nga Pentagoni, Hegseth u shpreh se regjimi iranian ka bërë luftë kundër SHBA-së...
Burimi:
opinion.al