Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Trump nuk ndalet/ Pas Venezuelës kërcënon me sulme tokësore edhe Meksikën: Kartelet kontrollojnë Meksikën dhe vrasin…
Pas sulmit ndaj Venezuelës, Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së enjtes, në një intervistë të plotë që dha për Fox News, nisjen e operacioneve ushtarake kundër Meksikës. “Ne kemi neutralizuar 97% të drogës që hyn në vend nga deti. Tani do të fillojmë të godasim edhe tokën, për sa i përket karteleve”, tha presidenti i SHBA-së. “Më vjen keq ta them, kartelet kontrollojnë Meksikën dhe vrasin 253,000 njerëz në vendin tonë çdo vit“, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth planeve të sulmit tokësor. Komentet e Trump vijnë pas operacionit ushtarak amerikan disa mujor kundër anijeve që dyshohet se transportonin drogë në Detin e Karaibeve dhe arrestimit të Nicolas Maduros në Venezuelë. Në deklaratat kërcënuese dhe paralajmëruese të fundit nga Trump kundër Meksikës si...