Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

Nuk ka asgjë që mund ta ndalojë Donald Trump, e madje as ligji ndërkombëtar. I pyetur në një intervistë për Nju Jork Times, nëse ka ndonjë kufizim në fuqitë e tij globale, Trump e bëri të qartë se ai vepron si dëshiron. “Morali im, mendja ime është e vetmja gjë që mund të më ndalojë. Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar”, tha Trump. Kur u pyet më tej nëse administrata e tij duhej t’i përmbahej ligjit ndërkombëtar, Trump tha po, por e bëri të qartë se ai vetë është arbitri kur kufizime të tilla zbatohen për shtetet e bashkuara. Kreu I shtëpisë së bardhë nuk hoqi dorë as nga ambicia e tij për të marrë Groenlandën. Ai madje pranoi se kjo situatë mund të çojë...