Trump: Nuk i prisnim sulmet e Teheranit, një ish-president më mbështet për Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte befasuese që Irani goditi vendet fqinje në rajon pas sulmeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në 28 shkurt. Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se kjo nuk ishte diçka që mund të parashikohej, ndërsa theksoi se Irani po ndërtonte mijëra raketa dhe po zhvillonte armë bërthamore. “Askush nuk mendonte se do të godisnin. Vendet që u goditën ishin neutralë, jetuan me ta për vite me radhë. Peter, ata do të pushtojnë Lindjen e Mesme. Kjo ishte e çuditshme, Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini u godit… Nuk kishte asnjë ekspert që tha se kjo do të ndodhte. Nuk është çështje e tipit, a duhej ta dinit? Dhe nëse do ta dinim, do të bënim atë që duhej”, tha Trump....
Burimi:
vizionplus.tv