Trump njofton fillimin e bisedimeve për Groenlandën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se negociatat për Groenlandën kanë filluar dhe shprehu shpresë për një “marrëveshje të mirë” si për Uashingtonin ashtu edhe për Evropën. “Kemi filluar negociatat”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse kishte qenë në kontakt me udhëheqësit evropianë në lidhje me Groenlandën. “Mendoj se do të jetë një marrëveshje e mirë për të gjithë, një marrëveshje shumë e rëndësishme, në fakt, nga pikëpamja e sigurisë kombëtare – një marrëveshje shumë, shumë e rëndësishme. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje atje”, deklaroi ai. Sipas Trump, është arritur konsensus për çështje të shumta, dhe Evropa gjithashtu dëshiron që SHBA-të të arrijnë një marrëveshje. Më 21 janar, pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidenti i...
Burimi:
ntv.al