Trump: Një flotë e madhe po i drejtohet Iranit, do të shohim çfarë ndodh nëse nuk ka marrëveshje

Trump: Një flotë e madhe po i drejtohet Iranit, do të shohim çfarë ndodh nëse nuk ka marrëveshje

Donald Trump i dërgoi një mesazh të qartë Teheranit nga Zyra Ovale, duke iu referuar lëvizjeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon. Siç tha ai, “një armatë e madhe” po shkon aktualisht drejt Iranit, duke deklaruar se kjo është një forcë edhe më e madhe se ajo që ishte vendosur në Venezuelë. Presidenti amerikan la të hapur mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike, duke vënë në dukje se një marrëveshje do të ishte një zhvillim pozitiv. Por, në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh “do të shohim se çfarë do të ndodhë”, pa dhënë sqarime të mëtejshme mbi hapat e ardhshëm të Uashingtonit. Kur u pyet nëse i kishte dhënë Iranit një afat, ai u përgjigj se: “vetëm ata e dinë”./vizionplus.tv