Trump: Ngushticën e Hormuzit do ta mbajmë të hapur
Presidenti amerikan, Donald Trump pretendon se shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit. Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se shpreson që Mbretëria e Bashkuar, Kina, Franca, Japonia dhe Koreja e Jugut do të jenë midis vendeve. Trump theksoi se në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti Ngushtica e Hormuzit do të merret nën kontroll. “Shumë vende, veçanërisht ato që preken nga përpjekja e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, do të dërgojnë Anije Luftarake, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta mbajtur Ngushticën të hapur dhe të sigurt. Ne tashmë kemi shkatërruar 100% të aftësisë ushtarake të Iranit, por është e lehtë për ta të dërgojnë një ose...
Burimi:
vizionplus.tv