Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “plotësisht dhe shumë shpejt”, me ose pa bashkëpunimin e Iranit. Duke folur përpara gazetarëve Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të rikthejnë lirinë e lundrimit në këtë rrugë detare kyçe për tregtinë globale. “Ne do ta hapim Gjirin ose ngushticën, siç e quajnë ata me ta ose pa ta,” deklaroi ai, duke iu referuar autoriteteve iraniane. Ai shtoi se situata do të zgjidhet në një kohë shumë të shkurtër: “Do të ndodhë shumë shpejt; nëse jo, do ta përfundojmë në një mënyrë ose në një tjetër.” Sipas Trump, presioni ekonomik ndaj Iranit do ta detyrojë këtë të fundit të tërhiqet nga kufizimet e vendosura mbi kalimin detar. “Ngushtica...
Burimi:
javanews.al