Trump: Nëse SHBA nuk do sulmonte, Irani do të godiste Izraelin dhe ndoshta edhe neve!
Presidenti Donald Trump deklaroi këtë të mërkurën se beson se Irani do të kishte sulmuar Izraelin dhe ndoshta SHBA-në nëse ai nuk do të kishte urdhëruar më parë sulmet kundër vendit. “Mendoj se nëse nuk do ta kishim bërë ne të parët, ata do ta kishin bërë ndaj Izraelit dhe ndoshta edhe ndaj nesh, nëse do të ishte e mundur,” tha Trump gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë, duke e përshkruar luftën si “një gjë e mahnitshme që po ndodh para syve tuaj. Po shkojmë shumë mirë në frontin e luftës, për ta thënë butë,” tha Trump nga Shtëpia e Bardhë. “Do të thoja dikush pyeti në një shkallë nga 1 deri në 10, si do ta vlerësonit? Unë thashë rreth 15”, u shpreh...
Burimi:
vizionplus.tv